Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se ashtu siç e hodhi gazin lotsjellës i pari në vitin 2014, ashtu e shkeli edhe kushtetutën i pari në vitin 2020, shkruan Insajderi.
Madje, sipas Behramit, ministri më i mirë i kësaj Qeverie, Arben Vitia, është viktima e parë e veprimeve kamikaze të Albin Kurtit.
Statusi i plotë i Artan Behramit:
Më 2014, Albin Kurti e hodhi i pari gazin lotsjellës, duke sfiduar të gjitha ata që ishin më pak se ai!
Më 2020, kryeministri Albin Kurti e shkeli i pari Kushtetutën e Kosovës, duke sfiduar të gjithë ata që janë më pak se ai.
Ministri më i mirë i kësaj Qeverie, Arben Vitia, është viktima e parë e veprimeve kamikaze të Albin Kurtit.
Natyrisht, ai nuk do të jetë i fundit! /Insajderi.com