“Arbën Xhaferi” do të kushtojë 63 milionë euro më shumë, Lekaj akuzon pararendësit

“Arbën Xhaferi” do të kushtojë 63 milionë euro më shumë, Lekaj akuzon pararendësit

Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës ka folur për autostradën “Arbën Xhaferi”. Kjo rrugë, sipas të parit të Ministrisë, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 63 milionë euro më shumë se sa që ishte nënshkruar kontrata fillestare.

“Kjo për shkak të vonesave që janë bërë në pagesat bankare, amortizim dhe ndaj kompanisë ‘Bechtel Enka’ sepse këto probleme nuk i kanë zgjidhur në tavolinë”, ka thënë Lekaj, shkruan Koha.net.

Lekaj tha se kjo është për të ardhur keq, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara për neglizhencë në këtë rast.

“Tani kjo rrugë do t’i kushtojë buxhetit gati 800 milionë euro dhe nuk është faji i im”, ka thënë ai.