Arbenita Ismajli kërcënon doktoreshën estetike nga Rusia se do të ndërmarrë hapa ligjorë

Arbenita Ismajli kërcënon doktoreshën estetike nga Rusia se do të ndërmarrë hapa ligjorë

Në qershor të këtij viti, një doktoreshë estetike nga Rusia, publikoi disa foto të modeles shqiptare, duke pretenduar se i është nënshtruar ndërhyrjeve estetike, njofton Insajderi.

Foto e tipit ‘para dhe pas’, paraqisnin modelen që dukej se kishte bërë ndërhyrje në hundë dhe ‘lifting’ të vetullave.

Aso kohe, fotot qarkulluan nëpër të gjitha mediat rozë, mirëpo Arbenita Ismajli nuk reagoi asnjëherë.

Së fundmi në një mini-intervistë me ndjekësit, doktoresha u pyet për autenticitetin e fotove që kishte publikuar para pak muajsh.

Doktoresha është përgjigjur se ajo nuk publikon asnjëherë foto të pavërteta, vetëm foto të punës së saj.

“A publikon foto të ndonjë personi që s’ka qenë në klinikën tënde? Arbenita Ismajli thotë që fotot e saj janë shpifje.”

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time” është përgjigjur doktoresha.

Ishte sërish ky postim që ri-aktualizoi edhe njëherë të gjithë ndërhyrjen e pretenduar të modeles – e kësaj radhe ajo zgjodhi të reagojë.

Modelja publikoi një ‘screenshot’ të disa mesazheve që i kishte dërguar doktoreshës në fjalë.

“Do shkosh në burg ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”.

Postimi më lart, nuk është më në llogarinë e modeles, e në anën tjetër doktoresha ruse nuk ka reaguar ende. /Insajderi.com