Arbër Zeneli është ndër tre lojtarët më të shpejtë në Ligën e Kombeve, dhe para tij janë vetëm " />

Arbër Zeneli ndër tre lojtarët më të shpejtë në Ligën e Kombeve, vetëm këta dy lojtarë para tij

Arbër Zeneli ndër tre lojtarët më të shpejtë në Ligën e Kombeve, vetëm këta dy lojtarë para tij

Arbër Zeneli është ndër tre lojtarët më të shpejtë në Ligën e Kombeve, dhe para tij janë vetëm Kylian Mbappe e Leroy Sane.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, që shkëlqeu në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, është ndër më të shpejtët në këtë garë.

Këtë e konfirmoi ndihmës trajneri dhe trajneri i fitnesit në Përfaqësuesen e Kosovës, Thomas Richards, duke folur në emisionin ‘2 me 1’ në RTV 21, transmeton Insporti

Zeneli ishte lojtari i ndeshjes në fitoren më të madhe të Kosovës të shënuar deri tani në futboll, kundër Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ylli i Heerenveenit realizoi het-trik, në fitoren e Kosovës prej 4 me 0, derisa tani është edhe top-golashënuesi i Përfaqësueses së Kosovës.

Sipas Thomas Richards, ndihmës trajner i Bernard Challandes në Përfaqësuese, si dhe trajner i fitnesit, Zeneli është ndër më të shpejtët në Nations League.

“Kemi filluar që të aplikojmë analizën e GPS të lojtarëve dhe aty shikojme edhe shpejtësinë e tyre, si dhe vrapimin dhe distancën në të cilën lojtarët vrapojnë”, tha Richards, përcjell Insporti

“Dhe mund të them që tani se Arbër Zeneli është ndër lojtarët më të shpejtë që luajnë në Ligën e Kombeve”, tha ai në emisionin ‘2 me 1’.

“Unë kam bërë disa krahasime dhe shpejtësia më e lartë e tij në sprint është shumë e lartë. Në Ligën e Kombeve vetëm Kylian Mbappe i Francës dhe Leroy Sane i Gjermanisë janë më të shpejtë se ai”, potencoi Richards.

“Gjatë një periudhe në full sprint, Zeneli ka pasur 33.38 kilometra në orë shpejtësi”, përfundoi ndihmës trajneri i Kosovës. /Insporti.com