Ardhja e mundshme e Afrim Tovërlanit te FC Prishtina, Remzi Ejupi tregon situatën

Ardhja e mundshme e Afrim Tovërlanit te FC Prishtina, Remzi Ejupi tregon situatën

Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në “Sporti në KTV”.

Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, ‘Plisat’, trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa.

Kohëve të fundit, tifozët e FC Prishtinës kanë kërkuar ardhjen e Afrim Tovërlanit në krye të skuadrës.

Ndërkaq, Ejupi ka thënë se me kohë do t’i vijë prapë koha ‘timonierit’ kosovar.

“Nuk mundemi me vendos prej kafeterive. Afrim Tovërlani ka qenë dy herë te FC Prishtina, ka qenë edhe i suksesshëm”, tha Ejupi.

“Me kohë do t’i vijë koha edhe atij”, shtoi Ejupi.