Ardian Shala kandidat i LDK-së në Suharekë për kryetar komune

Ardian Shala kandidat i LDK-së në Suharekë për kryetar komune

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, është votuar unanimisht nga kryesia e degës së LDK-së në Suharekë si kandidat për kryetar të kësaj komune.

Këtë e ka bërë të ditur, Selman Kolgeci, anëtar i kryesisë së kësaj partie në Suharekë, përmes një njoftimi në Facebook, njofton Insajderi.

Shala po ashtu është kryetar i LDK-së në Komunën e Suharekës.

“Na priftë e mbara kryetar! Sot në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që Ardian Shala të jetë kandidat për kryetar të komunës së Suharekës! Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë”, ka shkruar Kolgeci.

Tani është në duart e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për të aprovuar ose jo kandidaturën e Shalës për kryetar të Suharekës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në vjeshtë./Insajderi.com