Prefekti i Qarkut të Tiranës Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi Gogu kanë qenë të ftuar në rubrikën më të re “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare të cilët kanë folur për marrëdhënien e tyre, jetën personale dhe profesionale përballë Ardit Gjebreas, njofton Insajderi.
Kanë shumë vite të martuar, por ajo ende mërzitet kur bashkëshorti i saj shumë i zënë me punë, nuk e telefon ose e i dërgon mesazh gjatë ditës, që ta bëjë atë kuptojë se ai po mendon për të.
Teksa ajo tregon sa i rëndësishëm është komunikimi gjatë ditës, Ardit Gjebrea i ndërpret fjalën, dhe kërkon nga një anëtar i ekipit ti sjellë atij telefonin.
Atë moment ai telefonon bashkëshorten e tij Anilën, e cila me t’iu përgjigjur telefonit i thotë se është tek grimi.
Moderatori i ndërpret fjalën, duke i treguar asaj edhe qëllimin e kësaj telefonate të rëndomtë.
“Jo thjesht të mora për të të them të dua, kaq, mirupafshim”, i thotë ai, dhe nga toni i bashkëshortes vërehen gëzim teksa ia kthen që e do edhe ajo.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë këtë segment të intervistës. /Insajderi.com