Artistët i futen historisë

Arian Çani: Ballkani ka qenë i gjithi grek – Rovena Stefa: Bojkotojeni këtë antishqiptar

Arian Çani: Ballkani ka qenë i gjithi grek – Rovena Stefa: Bojkotojeni këtë antishqiptar

Një deklaratë e Arian Çani, drejtuesit të emisionit Zonë e Lirë, se i gjithë territori i Ballkanit u ka takuar në një kohë grekëve, e ka irrituar këngëtaren Rovena Stefa, njofton Insajderi.

Ajo madje ka bërë thirrje publike që të bojkotohet nga shikuesit emisioni i Çanit.

Për shkak të deklaratës së tij, Stefa po e quan Çanin “antishqiptar”.

“Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cenojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë”, shkruan Stefa në Facebook.

Image may contain: 1 person, text