Ariana dhe Ermali publikojnë imazhe nga pushimet luksoze, pak ditë para lindjes

Ariana dhe Ermali publikojnë imazhe nga pushimet luksoze, pak ditë para lindjes

Ariana Fejzullahu shumë shpejtë pritet të sjellë në jetë fëmijën e katërt me bashkëshortin e saj, Ermalin.

Ajo para pak ditëve organizoi ‘babinën’ para lindjes së vajzës, ku ka mbledhur mikeshat më të mira duke kaluar një ditë të bukur.

E megjithëse kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te lindja, kjo nuk e ka penguar Arianën që bashkë me familjen e saj kanë shkuar sërish në pushime.

Ariana dhe Ermali kanë realizuar disa fotografi ku shihen përkrahë njëri-tjetrit, ndërsa ajo shfaqet në një veshje të zezë që i vizaton barkun e rrumbullakosur.

Kjo verë ka qenë mjaft e mirë për të, pasi pjesën më të madhe të saj e ka klaur nëpër bregdetet e bukura evopiane. Çifti kanë shkuar sërish në Greqi.