Arifi i përgjigjet Mogherinit për taksën

Arifi i përgjigjet Mogherinit për taksën

Avni Arifi shef i stafit të kabinetit të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj i është përgjigjur, përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit lidhur me qëndrimin e saj për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Arifi ka thënë se Mogherni është rreshtuar për krah presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Qëndrimi i Mogherinit është një presedan i keq i kushtëzimit të dialogut me procese që nuk kanë të bëjnë fare me dialog. Rreshtimi i pastër i Mogherinit prapa kërkesës së njërës palë i humbë edhe më shumë kredibilitetin znj.Mogherini”, ka thënë Arifi për Gazetën Express.

Arifi ka shtuar se taksa dhe politikat e saj nuk janë çështje që kanë të bëjnë me dialogun, ndërkaq, ka ftuar shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, që t’i mundësojë zhvillim të një faze të re të dialogut.

“Qeveria e Kosovës nuk e sheh taksën dhe politikan e saj si çështje që kanë të bëjnë me dialogun. Përkundrazi ne ftojmë znj.Mogherini që si lehtësuese të mundësojë zhvillim të një faze të re të dialogut me shkresë se kjo do të sjellë te një marrëveshje ligjërisht obligative”, përfundoi Arifi.

Mogherini qëndrimin e saj për bisedimet Kosovë-Serbi e përsëriti dje gjatë ditës, derisa tha se do të organizojë takim në mes të presidenteve të vendeve, atëherë kur do të krijohen kushtet.