Arifi: Vende të BE-së kërkuan që Serbia të lirohet nga obligimi për Kosovën

Arifi: Vende të BE-së kërkuan që Serbia të lirohet nga obligimi për Kosovën

Kreu i delegacionit kosovar për dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se në kohën kur Kosova nuk ishte e gatshme të vazhdojë dialogun për shkak të zgjedhje, kishte shtete të BE-së, madje edhe nga ato që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që kërkuan të lirohet Serbia nga obligimi për Kosovën

“Ana jonë kryesisht i ka implementuar marrëveshjet, kemi dashur të jemi konstruktiv në këtë proces dhe nga shumë vende të BE-së në periudhën kur nuk kemi qenë të gatshëm të vazhdojmë me dialogun për shkak të zgjedhjeve, ka pasur vende evropiane që kanë kërkuar që Serbia të lirohet nga obligimi për Kosovën”, ka thënë Arifi.