Ariu sulmon policin në Rugovë të Pejës – policia jep detaje

Ariu sulmon policin në Rugovë të Pejës – policia jep detaje

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 13:40 në malet e Rugovës, gjegjësisht në fshatin Pecaj të komunës së Pejës, një zyrtar policor është sulmuar nga një ari, shkruan Insajderi.

Sipas raportit policor, zyrtari ka arritur të shmang rrezikun duke ndërmarrë veprimet e duhura.

Zëdhënësi i policisë nga rajoni i Pejës, Xhevat Ibraj, i ka thënë Gazetës Insajderi se polici është trajtuar nga ekipi mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Ibraj përmes Insajderit u bënë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vizitave turistike në vendet malore./Insajderi.com/