Arlind Sejdiu shënon gol për Lahti në Kupën e Finlandës

Arlind Sejdiu shënon gol për Lahti në Kupën e Finlandës

Arlind Sejdiu shënon gol në Kupën e Finlandës për ekipin ku aktivizohet, Lahti-n, njofton Isnajderi.

Ekipi ku bënë pjesë Sejdiu, Lahti ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3:0 ndaj ekipit të KTP-së, teksa sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi golin e tretë në këtë përballje.

Sulmuesi 19 vjeçar, i cili është edhe pjesë e Finladës U-19, shënoi golin pesë minuta para mbylljes së fraksionit ta parë të ndeshjes.

Lahti pas dy takimeve ka një fitore dhe një barazim, ndërsa ndeshjen e tretë e zhvillon me HIFK pas një jave.

“Suomen Cup” është Kupa shtetërore e Finlandës dhe është e hapur për të gjitha ekipet e Federatës së Futbollit të Finlandës. Luhet që prej vitit 1955. Fituesi luan në kualifikimet e Ligës së Evropës. /Insajderi.com