Armand Duka: Kemi projekte dhe programe të përbashkëta

Armand Duka: Kemi projekte dhe programe të përbashkëta

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një vizitë speciale të programuar më herët, presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Kosovës, njofton Insajderi.

Në prononcim për mediat, Duka foli për takimin si dhe për miqësoren vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Jam i gëzuar që prita presidentin e Federatës së Kosovës, te zyrat dhe në stadium, si dhe gjithë anëtarët e FFK-së, me të cilët e kishim lënë. Ishte një vizitë e programuar”, tha fillimisht Duka.

Pastaj, foli edhe për miqësoren vëllazërore, duke shtuar: “Futbolli është lojë dhe në një lojë, gjithkush ka dëshirë të fitojë. Uroj që për të dy stafet ajo të jetë një vëllazërore që t’i shërbejë lojës për ndeshjet zyrtare”.

Për fund, presidenti i FSHF-së foli edhe për projektet e përbashkëta të dy federative, duke thënë se shkaku i pandemisë nuk u realizuan. “Projekti madhor ishte organizimi i një Kupe të Përbashkët, e cila nuk u kurorëzua për arsye të COVID-it. Është objektiv që ta realizojmë në vitet në vazhdim”, tha në fjalën e fundit kreu i FSHF-së, Armand Duka. /Insjaderi.com