Armando Broja shënon gol për Vitese-n, e kalon në epërsi ndaj PSV-së

Armando Broja shënon gol për Vitese-n, e kalon në epërsi ndaj PSV-së

Armando Broja nuk ka ndërmend që të ndalet me golat e realizuara te Vitese në kampionatin holandez, njofton Insajderi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe në përballjen ndaj PSV-së, që ka nisur në orën 16:45.

Vetëm tre minuta e 35 sekonda i kanë mjaftuar futbollistit ‘kuqezi’ që me goditjen e parë në portë, të përshëndes rrjetën e PSV-së.

Ky rezulton si goli më i shpejti në historinë e Vitese-s sa i përket përballjeve direkte me PSV. Broja ka nuhatje të frikshme me portën kundërshtare dhe këtë e ka treguar edhe në këtë rast pasi e gjeti rrjetën pa e parë kuadratin. /Insajderi.com