Armando Broja shënon gol për Vitesse-n në Eredivisie

Armando Broja shënon gol për Vitesse-n në Eredivisie

Armando Broja, është futbollisti i radhës shqiptar, që gjen rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ka arritur të shënojë në kampionatin holandez, njofton Insajderi.

Sulmuesi i Shqipërisë, është futur nga stoli për Vitesse-n në minutën e 46-të, teksa në minutën e 60-të, pas një pasimi perfekt nga e majta nga Openda, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Megjithatë goli i shqiptarit vlejti vetëm për statistikë, pasi Vitesse u mposht me rezultatin 4-1 nga Venlo në kampionat, ku heroi ishte padyshim Giakoumakis, që shënoi të katër golat. /Insajderi.com