fbpx

Armatura ia ka shpërthyer kafkën, ai bën muhabet derisa pret operacionin

Një punëtorë nga India ka rënë në pus me ç’rast i ka hyrë një hekur në anën e djathtë kokës dhe ka dalë në anën tjetër të ballit, mbi syrin e majtë.

Armatura ia ka shpërthyer kafkën, ai bën muhabet derisa pret operacionin

Punëtori i ndërtimtarisë nga India çuditërisht ka mbijetuar kur një armaturë i ka kaluar tej për tej nëpër kafkë. Xhirimi i tmerrshëm nga spitali paraqet Sanjay Bajaj (21) se si plotësisht i vetëdijshëm është i shtrirë në shtrat derisa shufra metalike shihet në të dyja anët e kafkës.

Djaloshi gjatë punës kishte rënë në pus dhe me këtë rast hekuri i kishte hyrë në anën e djathtë të kokës dhe ka dalë në anën e majtë të ballit, mbi syrin e majtë. Kirurgët në garë me kohën e kanë kryer intervenimin i cili ka zgjatur 90 minuta, dhe para intervenimit ishin të detyruar ta reanimojnë Sanjayon sepse shtypjen e gjakut e kishte shumë më të lartë se normale.

Operacioni është kryer jashtëzakonisht mirë, me gjakderdhje minimale dhe dëmtim të indit gati të pavërejtur rreth plagës. Shufra ishte disa milimetra larg venës kryesore e cila sjellë gjak në tru.

“Edhe pse është me shumë rrezik dhënia e anestezionit  në këto raste, me intubacion kemi arritur t’i mbajmë funksionet vitale”, ka thënë doktor Pramod Giri, i cili ishte në krye të ekipit i cili e shpëtoi punëtorin.

Ai ka shtuar se komplikimi i vetëm i mundshëm është meningjiti, mirëpo pacienti për momentin po shërohet me sukses dhe se tashmë janë marrë masat e parandalimit./Insajderi.com.