Armend Rexhepagiqi i thotë lamtumirë motrës së tij

Armend Rexhepagiqi i thotë lamtumirë motrës së tij

Këngëtari i njohur kosovar Armend Rexhepagiqi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit motrës së tij gazetares Violeta Rexhepagiqi.

“Lamtumirë”, ka shkruar Rexhepagiqi, duke e shoqëruar edhe një fotografi të motrës së tij.

Violeta Rexhepagiq, e cila ndërroi jetë sot, përveç që është marrë me muzikë, ka qenë pjesë e Radio Televizionit të Prishtinës, pastaj Radio Televizionit të Kosovës, e edhe ka punuar si reporterë e luftës./ Insajderi.com