Armend Zemaj inspekton situatën se sa po respektohen masat anti-Covid

Armend Zemaj inspekton situatën se sa po respektohen masat anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka inspektuar situatën në mbrëmjen e 29 korrikut për të parë nga afër se sa po respektohen masat anti-Covid, njofton Insajderi.

Përmes rrjetit social Facebook, Zemaj, ka treguar se në theks të veçantë të inspektimit të tij kanë qenë gastronomët.

Në fund Zemaj është shprehur se ky inspektim i tij është edhe një përkrahje për inspektorët dhe policët të cilët janë në terren gjatë gjithë kohës./Insajderi.com