"Reciprocitet, jo njëanshmëri"

Armend Zemaj: Nuk është e drejtë që të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar mundësinë që Maqedonia e Veriut të bëjë teste për qytetarët nga Kosova që hyjnë në territorin e saj. E quan të padrejtë.

Armend Zemaj: Nuk është e drejtë që të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriu

Në emisionin Presing në T7, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e thënë se është e padrejtë që Maqedonia e Veriut t’i detyrojë qytetarët e Kosovës ta bëjnë testin Covid-19 për tu futur më pas në atë territor, njofton Insajderi.

“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shumë raste, por nuk kufizuam lëvizjen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve.  Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare”

Zemaj ka shtuar se lidhur me këtë çështje, atëherë edhe nga pala jonë duhet të shqyrtohet mundësia për reciprocitet./Insajderi.com