Deklarime të shkëputura

Armend Zemaj: Nuk ka kundërthënie mes meje dhe Hotit rreth pandemisë

Armend Zemaj thotë se nuk ka pasur kundërthënie mes tij dhe kreut të qeverisë Avdullah Hoti. ai thotë se deklaratat e tyre rreth pandemisë janë shkëputur nga konteksti.

Armend Zemaj: Nuk ka kundërthënie mes meje dhe Hotit rreth pandemisë

Ministri i jashtëm Armend Zemaj në emisionin Debat Plus, në Tv Dukagjini, ka folur për akuzat se mes tij dhe kryeministrit Hoti ka kundërthënie rreth situatës më pandeminë Covid-19, ku ka thënë “se kjo nuk është e vërtetë, por mediat i kanë shkëputur nga konteksti për qëllime të ndryshme dhe i kanë interpretuar mbi bazën e motiveve politike”, njofton Insajderi.

Zemaj ka shtuar më pas se deklarimi i tij dhe i kryeministrit Hoti janë për dy çështje të ndryshme.

Sipas Zemajt, “Hoti ka folur për gjendjen në Klinikën Infektive, ndërsa unë kam folur për Qendrën Klinike Universitare, dhe ky është një dallim i madh”.

“Klinika infektive ka qenë e ngarkuar siç e ka cekur kryeministri Hoti, ndërsa unë kam thënë për QKUK, dhe ajo nuk ka qenë e ngarkuar dhe nuk është para kolapsit”

Zemaj më pas ka shtuar se ky lloj diskursi është i ndikuar nga qëllime politke të cilat nuk i ndihmojnë çështjes.

I pyetur se pse veprimet e tij me vizita në vende të ndryshme, nuk ka pasur sukses? Zemaj ka thënë “se vizitat janë për të verifikuat situatën e pastaj veprohet, natyrisht se me vizita nuk ndikohet në gjendjen që e gjen”.

Diitëve të fundit, numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm, ku Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës kanë marrë masa me qellim të parandalimit të përhapjes së virusit./Insajderi.com