Armëpushim, por i luhatshëm, në mes të Armenisë e Azerbajxhanit

Ndalja e luftimeve erdhi si pajtim i dyanshëm për shkëmbim të të burgosurve dhe tërheqje të trupave.

Armëpushim, por i luhatshëm, në mes të Armenisë e Azerbajxhanit

Një armëpushim i përkohshëm në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit ka filluar pasi për rreth dy javë kishte luftime të ashpra në territorin e diskutueshëm në regjionin e Nagorno-Karabakh, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Megjithatë, në më pak se një orë në armëpushim, të dyja anët kanë kritikuar njëra tjetrën për prishjen e tij.

Armenia dhe Azerbajxhani gjithashtu akuzuan njëri – tjetrin për bombardim të civilëve para se të fillonte armëpushimi.

Ndalja e luftimeve erdhi si pajtim i dyanshëm për shkëmbim të të burgosurve dhe tërheqje të trupave.

Më shumë se 300 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur prejse filluan luftime në këtë konflikt që daton prej kohësh, por që rifilloi me 27 shtator.

Nagorno-Karabakh, është i populluar nga armenianë, por zyrtarisht është pjesë e Azerbajxhanit.

Dy ish-republikat sovjetike kanë fajësuar njëra tjetrën për shpërthimin e fundit të luftimeve – që ishte më i rëndi prej dy dekadash./Insajderi.com