Armina Mevlani flet për raportin e saj me vjehrrin, Sali Berisha

Armina Mevlani flet për raportin e saj me vjehrrin, Sali Berisha

Blogerja shqiptare, Armina Mevlani ka vite që është në lidhje me Shkëlzen Berishën, që është i biri i ish-presidentit, Sali Berisha, njofton Insajderi.

Gjatë një sesioni pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj, njëri nga ata e pyeti: “Si është si vjehërr Sali Berisha?”

Kjo e fundit ka treguar se Berisha është një dëgjues shumë i mirë, si dhe mëson shumë gjëra të reja prej tij.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin e të tjera”, ka shkruar ajo në Instastory.

Në vitin 2017, Armina kishte zbuluar në një intervistë për “Pop Culture”, se Shkëlzeni është lidhja e saj e parë e vërtetë.

Ndërsae  pyetur nëse me Shkëlzenin ka qenë lidhja e saj parë Armina përgjigjet: “Unë shok kam pasur edhe më parë, edhe pëlqime. Por lidhje nuk ka pasur. Kjo është lidhja ime parë”.

E pyetur se sa xheloz është Shkëlzeni, ajo është shprehur se në fillimet e lidhjes ka qenë më shumë, ndërsa tashmë ka ndryshuar. “Është aq xheloz, sa duhet të jetë një mashkull”. /Insajderi.com