Arnold Schwarzenegger: Ata që po politizojnë maskat mbrojtëse janë idiotë

Arnold Schwarzenegger: Ata që po politizojnë maskat mbrojtëse janë idiotë

Arnold Schwarzenegger e ka quajtur secilin që e kthen vënien e maskës mbrojtëse për fytyrën në një “çështje politike” gjatë pandemisë në vazhdim, një “idiot absolut”.

Reagimi i ish guvernatorit vjen si mbështetje e rregullit të fundit të Kalifornisë, nga guvernatori i tanishëm Gavin Newsom, e cila kërkon që qytetarët të vënë maska për fytyrën në publik për të ndihmuar në zbutjen e përhapjes së sëmundjes që po kërcënon jetën.

Schwarzenegger, 72 vjeçar, tha që të bësh njerëzit të vënë pajisje personale mbrojtëse në publik do të “na ndihmojë ta mundim” coronavirus-in, ndërsa gjithashtu shprehu besimin e tij se nuk duhet të shndërrohet në një debat politik.

“Kjo do të na ndihmojë të mundim këtë virus të tmerrshëm. Shkenca është unanime – nëse të gjithë vëmë maska, ne ngadalësojmë përhapjen dhe mund të rihapemi në mënyrë të sigurt”, shtoi ai. “Nuk është çështje politike. Kushdo që e bën atë një çështje politike është një idiot absolut që nuk di as  lexojë”.

Mandati për maska mbrojtëse kërkon që kalifornianët të mbulojnë fytyrën në shumicën e vendeve publike në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e coronavirus-it. Njerëzit ende këshillohen të praktikojnë distancën sociale dhe të vazhdojnë me higjienën e duhur të duarve.