Aro Muric flet pas debutimit në Turqi, interesim i madh i mediave turke për të

Aro Muric flet pas debutimit në Turqi, interesim i madh i mediave turke për të

Arijanet Muric debutoi në elitën e futbollit të Turqisë me Adana Demirspor kundër Fenerbahces të dielen, shkruan Shqip.com.

Portieri kosovar që u transferua në formë huazimi nga Manchester City, ndërsa humbi ndeshjen e parë me ekipin e tij me rezultat 1-0, ndërsa golin e vetëm të takimit e shënoi, Mesut Ozil.

Muric gjatë së mërkurës është prononcua për mediat turke ku ka folur rreth aventurës së tij te klubi i sapo promovuar në Superligën e Turqisë, Adana Demirsport.

“Kam shumë vetëbesim. Shpejtë jemi përshtatur me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, ambienti është i mirë. Ka dy javë që po ushtroj dhe do të jap më të mirën nga vetja, sikurse gjithë tjerëve. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës”, deklaroi Muric.

Ndeshjen e ardhshme, ekipi i Muric e luan të premten kundër Kayserisport./Insajderi.com