“Arrestimi i Mitroviçit në Kosovë, mesazh për serbët që mos të kthehen në Kosovë”

“Arrestimi i Mitroviçit në Kosovë, mesazh për serbët që mos të kthehen në Kosovë”

Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun ka reaguar ndaj arrestimit të Bogdan Mitroviç.

Bogdan Mitroviç është arrestuar për veprën krime të rënda në luftën e fundit në Kosovë, arrestimi i tij është bërë gjatë një vizite në fshatin Mushtisht.

Dreçun është shprehur se arrestimi i Mitroviç është shembull i frikësimit dhe mesazheve për serbët e dëbuar për mos kthim në Kosovë.

“Ky është një shembull klasik i frikësimit në një mjedis që u pastrua etnikisht nga popullsia serbe dhe ky është një mesazh për të gjithë që do të përpiqen për t’u kthyer në  shtëpitë nga të cilat janë të dëbuar”, ka thënë Dreçun.

Për arrestimin e Bogdan Mitroviç ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se ai është arrestua brutalisht.

Po ashtu edhe Udhëheqësi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai është shprehur se arrestimi i njerëzve në bazë “të disa listave sekrete”, përfaqëson thjeshtë një justifikim për të vazhduar me politikën e spastrimit etnik që synon serbët në Kosovë”. /Insajderi.com