Arrestohen 10 emigrantë të cilët shtireshin si skuadër volejbolli në Greqi

Arrestohen 10 emigrantë të cilët shtireshin si skuadër volejbolli në Greqi

Policia Greke bënë të ditur se janë arrestuar 10 emigrantë në aeroportin e Athinës, pasi që të njëjtit shtireshin si skuadër volejbolli dhe kishin si destinacion të hynin në Zvicër, në mënyrë ilegale.

Grupi i arrestuar kishin qenë të veshur me uniformë dhe me dy topa volejbolli me veti.

Policia njoftoi se emigrantët ishin me kombësi sirianë dhe po udhëtonin me pasaportë që nuk ishin të tyre.

Greqia është vend kalimi për shumë emigrant drejt shteteve të BE-së.