
Arrestohen trembëdhjetë persona të dyshuar pasi në një ndeshje futbolli në Prizren kanë gjuajtur me gurë referin dhe zyrtarët policorë.
“Janë arrestuar trembëdhjetë (13) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit gjatë ndeshjes futbollistike kanë hedhur gurë në drejtim të referit anësor e më pastaj pas ndërhyrjes së policisë edhe në drejtim të tyre”, thuhet në raportin 24 orësh.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.