Arrestohen 55 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Arrestohen 55 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Policia e Kosovës ka vazhduar me arrestimin e personave të cilët nuk kanë respektuar vendimet e marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Gjatë 24 orëve, policia ka arrestuar 55 persona në 37 raste të iniciuara.

Në Prizren ka pasur numër të madh të të arrestuarve gjithsejtë 13 persona, pastaj në Mitrovicën e jugut 10, në Pejë 9, në Prishtinë 8, në pikat kufitare 6, në Ferizaj 4, në Gjilan 3 dhe në Gjakovë 2 persona.