Të martën mbrëma  në ora 20.30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Gostivar të Maqedonisë së Veriut  në bashkëpunim " />

Arrestohen dy kosovar në një aksion të Policisë në Maqedoninë e Veriut

Arrestohen dy kosovar në një aksion të Policisë në Maqedoninë e Veriut

Të martën mbrëma  në ora 20.30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Gostivar të Maqedonisë së Veriut  në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut të Republikës së Maqedonisë, kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelierik në fshatin Negotinë të Gostivarit, në pronësi të personit S.T. (21) nga fshati Negotinë. 

Gjatë kontrollit, 30 persona- mysafir janë gjetur në lokal, një orkestër muzikore me katër interpretues dhe 13 femra (pesë shtetase të huaja dhe tetë shtetase të RMV-së) të cilët argëtonin mysafirët, ku gjithashtu është konstatuar se nuk ishin respektuar protokollet për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Gjatë këtyre veprimeve, pronari ka treguar sjellje agresive dhe kishte kërcënuar zyrtarët e policisë dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut i vendit fqinj. 

I njëjti është privuar nga liria dhe është mbajt në Stacionin e policisë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të përgaditen parashtresa adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie” dhe nenit 144 të Kodi Penal – “rrezikimi i sigurisë” “. 

Shtetaset e huaja (dy nga Kosova, dy nga Shqipëria dhe një nga Serbia) gjithashtu janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit për shkak të abuzimit me qëndrimin e tyre turistik. /Insajderi.com