Kapen dy persona me drogë në hyrje të shkollave në Ferizaj

Kapen dy persona me drogë në hyrje të shkollave në Ferizaj

Në dy raste të ndara në qytetin e Ferizajt, policia ka arrestuar dy burra të cilët janë zënë me sasi droge të llojit marihuanë në hyrje të shkollave fillore.

Sipas policisë një burrë është arrestuar në afërsi të shkollës “Besim Rexhepi”, ku pas kontrollit i është konfiskuar një qese me  këtë lloj substance.

Kurse rasti tjetër, si pjesë e planit operativ “Stop drogave në shkolla”, është arrestuar një burrë tjetër ku i janë konfiskuar 0.5 gramë marihuanë.

Pas intervistimit të dy të dyshuarit janë liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt.