Arrestohen dy persona që dyshohet se therën 19 vjeçarin në Drenas

Arrestohen dy persona që dyshohet se therën 19 vjeçarin në Drenas

Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë therur me thikë një 19 vjeçar në Drenas, njofton Insajderi.

Personat e dyshuar janë H.SH., 26 vjeçar dhe A.B., 18 vjeçar. Të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht njësiti për Hetime të Përgjithshme, sot ka ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin tentim vrasje që ka ndodhë javën e kaluar në Drenas”, ka thënë ajo.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Insajderi.com