
Si rezultat i punës policore gjatë 24-orëve të fundit, janë arrestuar 26 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Dy nga ta janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë marrë katër kredi në tri banka të ndryshme komerciale.
Vlera e përgjithshme e kredive është 25.590 euro.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Në 24 orët e fundit, policia po ashtu ka njoftuar se janë raportuar 36 aksidente trafiku, tetë prej të cilave me të lënduar./Insajderi