Arrestohen dy pronarët e një marketi në Gjilan, gjuajtën me armë zyrtarët policorë

Arrestohen dy pronarët e një marketi në Gjilan, gjuajtën me armë zyrtarët policorë

Dy të rinj janë arrestuar sot në Gjilan, pasi të njëjtit mbrëmjen e së dielës kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, derisa këta të fundit ishin duke kryer një kontrollë në lokalin e tyre, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhegër, mbrëmë rreth orës 21:00.

Rastin e ka konfirmur për Gazetën Online Insajderi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dy të rinj janë arrestuar sot në Gjilan pasi të njëjtit mbrëmë në një market në fshatin Zhegër i kanë ofenduar zyrtarët policorë. Njëri nga ta ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve, por fatmirësisht nuk është lënduar askush. Sot janë intervistuar, ndërsa Prokurori ka dhënë urdhër që të arrestuarit të ndalohen për 48 orë”, ka thënë Hashani./Insajderi.com