Arrestohen dy vëllezër – brenda një muaj kishin kryer 8 vjedhje në Vushtrri

Arrestohen dy vëllezër – brenda një muaj kishin kryer 8 vjedhje në Vushtrri

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar vëllezër pasi që për një muaj kishin kryer tetë vjedhje në qytetin e Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i tyre ka arritur pas një pune hetimore. Ata janë arrestuar të premten.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.

“Vushtrri 25.12.2019-18.01.2019 – NN. Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia, janë arrestuar dy të dyshuar vëllezër meshkuj K/Shqiptarë, të cilët në një përudhe kohore afërsisht prej  një muaji, kanë pranuar se kanë kryer tetë (8) raste vjedhje nga personat-viktimat e ndryshëm të cilat janë të proceduara në polici. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com