fbpx

Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë për vjedhje të rënda – të gjithë nën 19-vjeç

Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë për vjedhje të rënda – të gjithë nën 19-vjeç

Policia në Prishtinë sot ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, si dhe ka sekuestruar gjësende (mbi 2 000 euro vlerë), që dyshohet të jenë të vjedhura.

Dhjetëra raste vjedhje të rënda, për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale në lagjet Ulpiana dhe Dardania.

Personat e arrestuar: L.B., 19 vjeç, V.S., 19 vjeç, F. S., 19 vjeç, A.Sh., 18 vjeç, S.F., 18 vjeç dhe E.B., 17 vjeç që të gjithë janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, pesë prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit