Arrestohen nën dyshimin për vjedhje të thëngjillit në KEK

Arrestohen nën dyshimin për vjedhje të thëngjillit në KEK

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të cilat dyshohen se në shkurt të vitit të kaluar kanë vjedhur thëngjill në shiritin transportues të KEK-ut në Obiliq.

Në tentim të largimit pas përfundimit të grabitjes, katër personat me iniciale A.S (41 vjeç), A.M (36), A.B (36), S.G (35) kanë godit një punonjës të sigurimit të cilin i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Njëri nga të arrestuarit, S. G është dërguar menjëherë në burgun e Dubravës, meqë për të paraprakisht  kishte pasur një urdhër arrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës për vuajtje dënimi për një rast tjetër./Insajderi