Arrestohen nën dyshimin se ushtruan veprimtari mjekësore në një lokal auto-shkolle

Arrestohen nën dyshimin se ushtruan veprimtari mjekësore në një lokal auto-shkolle

Policia e Kosovës thotë se ka arrestuar dy persona të dyshuar – një shqiptar dhe një serb nën dyshimin për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

“Njësitet policore në bashkëpunim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë konstatuar se njëri nga të dyshuarit ishte duke kryer veprimtari mjekësore kundërligjshëm në lokalet e një auto-shkolle pronë e  të dyshuarit tjetër”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se i dyshuari serb me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në gjatë ditë së djeshme në Klinë./Insajderi.com