Arrestohen pesë të dyshuar për prostitucion

Arrestohen pesë të dyshuar për prostitucion

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të premten në Gjakovë, nën dyshimin për marrje me prostitucion, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, deri te arrestimi ka ardhur pas hetimeve të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Gasper Karaqi”, rreth orës 20:00.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 04.03.2021-20:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Ndërsa, arrestimi i dy të dyshuarve të tjerë është bërë rreth orës 22:00

“Gjakovë 04.03.2021-22:00. Njësiti NJHTQNJ-Gjakovë pas një pune hetimore në teren me datë 05.03.2021 ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës. Pas intervistimit në konsultim me Gjykatësin e Gjykatës Themelore të Gjakovës , të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Insajderi.com