fbpx

Arrestohen shtatë rusë në Ukrainë për shkak të planifikimit të sulmit

Shërbimi i sigurimit i Ukrainës (SBU) ka kumtuar sot se janë arrestuar shtatë shtetas rusë për të cilët besohet se kanë planifikuar sulme në Ukrainë.

Arrestohen shtatë rusë në Ukrainë për shkak të planifikimit të sulmit

Dy nga shtatë të arrestuarit kanë pretenduar se punojnë për shërbimin e inteligjencës ruse, por nuk kanë paraqitur ndonjë dokument i cili do të konfirmonte këtë, transmeton AP.

Siç pretendohet, arrestimi ka ndodhur gjithsej një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

Njëri nga personat për të cilin SBU pretendon se është arrestuar, ka demantuar këto informata, duke pretenduar se ai gjendet në zyrën e tij./Insajderi.com.