Arrestohen shtatë të dyshuar për kontrabandim me emigrantë

Arrestohen shtatë të dyshuar për kontrabandim me emigrantë

Policia e Kosovës njofton se mëngjesin e së shtunës ka arrestuar në Vërmicë shtatë persona të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Për rastin janë njoftuar hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit.

Sipas njoftimit, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast.

“Sot, më 24.07.2021 rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urë e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.

Aty kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dale dhe kanë hy në automjete disa emigrantë. Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë”, thuhet në komunikatën për media.

Kurse, pasi intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast./Insajderi.com