Arrestohen tre hakerë që shkatërruan të dhëna kompjuterike nëpër Kosovë

Arrestohen tre hakerë që shkatërruan të dhëna kompjuterike nëpër Kosovë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi duke përdorur programe të veçanta kompjuterike, në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike në Mitrovicë, Pejë dhe Podujevë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, katër shtëpiza të kompjuterit, një lap-top, tre celularë dhe dy USB.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.