Arrestohen tre persona në Han të Elezit, dyshohen për vjedhje të rëndë

Arrestohen tre persona në Han të Elezit, dyshohen për vjedhje të rëndë

Tre persona janë arrestuar sot (e hënë) në Han të Elezit, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, njofton Insajderi.

Siç njofton policia përmes një komunikate për media, të arrestuarit janë A.Z., 22-vjeçar, S.F., 24-vjeçar dhe një i mitur, të tre kosovarë.

“07 dhjetor 2020, rreth orës 03:00 minuta, në Han të Elezit, kanë hyrë me forcë në lokalet e një qendre tregëtare dhe kanë vjedhur 4.000 euro nga kasaforta si dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ua ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë të dyshuarve./Insajderi.com