fbpx

Arrestohen tre shqiptarë në Itali

Arrestohen tre shqiptarë në Itali

Emanuel Macaj, 31-vjeç, Gentin Kurtulla 27-vjeç dhe Xhovan Bela 25-vjeç janë arrestuar, raportojnë mediat italiane.

Policia bën me dije se hetimet filluan në shkurt të këtij viti, kur u denoncua vjedhja e një Audi S5. Ajo u vu menjëherë në ndjekje të makinës, që me shpejtësi tej normave të lejuara bënte manovra të shumta për t’i shpëtuar policisë.

Por rritja e forcave të policisë bënë të mundur kapjen e tyre dhe më pas nisën hetimet.

U provua se Audi S5 ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.

Angazhimi i forcave policore zbuluan vendqëndrimin e bandës. Ata rrinin në një garazh në Pero, që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura që përdoreshin për të kryer krime.

Të tre të arrestuarit  akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe lëndime të tyre. Vjedhja e makinave dhe ndërrimi i targave, mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65.

Trafikimi i drogës, rreth një kilogram marijuanë iu gjet në makinë, si dhe posedimin i pajustifikuar i disa mjeteve, që dyshohen se janë të vjedhura.

Bëhet e ditur gjithashtu se brenda në makinë u gjet edhe një skaner për frekuencat e policisë dhe një bllokues sinjali.