Arrestohen tri femra të dyshuara për sulm ndaj zyrtares policore

Arrestohen tri femra të dyshuara për sulm ndaj zyrtares policore

Tri femra janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuara për sulm fizik ndaj zyrtares policore.

Sipas policisë sulmi ndodhi pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 13:10.

Njëra nga të dyshuarat në stacionin policor e ka sulmuar zyrtaren policore pasi nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor.

Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor, e dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt.