Arrestohet 20-vjeçari për tri vepra penale

Arrestohet 20-vjeçari për tri vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale “vjedhje e rëndë”.

Këto raste të vjedhjes ishin raportuar muaj në parë në stacionin policor në Skenderaj. Policia ka njoftuar se cak i vjedhjeve ishte një veturë, pjesë të veturave dhe një vjedhje në një objekt të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Sipas policisë i dyshuari është A.D 20 vjeçar, banor i komunës së Drenasit.

“Hetuesit policorë kanë gjetur veturën e vjedhur ku pas verifikimit të provave dhe procedurave vetura e vjedhur i është kthyer pronarit. Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë të policisë. /Insajderi.com