Arrestohet 21 vjeçari, dyshohet për vjedhje në qendrën e Skijimit në Brezovicë

Arrestohet 21 vjeçari, dyshohet për vjedhje në qendrën e Skijimit në Brezovicë

Një person është arrestuar si i dyshuar për vjedhje në qendrën e Skijimit në Brezovicë të Shtërpcës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatave kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet .

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e qendrës e Skijimit”, thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se i dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./Insajderi.com

Vjedhje në qendrën e Skijimit në Brezovicë

Vjedhje në qendrën e Skijimit në Brezovicë