Arrestohet 30 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për vjedhje të rëndë

Arrestohet 30 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për vjedhje të rëndë

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës, pasi dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i arrestuari është F.A., 30 vjeçar, shtetas kosovar.

“Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari.(vlera në total arrinë mbi 7000 euro)”, thuhet në njoftimin për medie.

Pas arrestimit, i dyshuari me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com