Arrestohet 31-vjeçari në Prizren që vodhi paratë e bamirësisë

Arrestohet 31-vjeçari në Prizren që vodhi paratë e bamirësisë

Policia e Kosovës njofton se të enjten ka arritur të arrestojë një 31-vjeçar, i cili dyshohet se kishte vjedhur në një postë në Prizren paratë e destinuara për bamirësi, njofton Insajderi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në rrugën “Jusuf Gërvalla”.

Rastin në polici e ka raportuar punëtorja e postës, e cila kishte njoftuar se i dyshuari ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

“Në lidhje më këtë rast një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar me përgjegjësi qytetare, ndaloj të dyshuarin dhe e informoj policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 222 euro.

“Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili lëshoi aktvendim për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Insajderi.com

Arrestohet hajni i parave humanitare

Prizren, 15 prill 2021

Me date 14 prill 2021, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në…

Posted by Kosovo Police on Thursday, April 15, 2021