Arrestohet 65-vjeçari në Prishtinë, iu gjetën tri revole

Arrestohet 65-vjeçari në Prishtinë, iu gjetën tri revole

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Trudë të Prishtinë, ka konfiskuar tri revole.

Veç saj Policia ka gjetur edhe tre karikatorë dhe 10 fishekë të llojeve të ndryshme.

Për këtë rast është arrestuar një 65-vjeçar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komunikata e Policisë:

Konfiskohen tri revole në fshatin Trudë të Prishtinës

Prishtinë, 11 shtator 2018 – Dje rreth orës 17:00, njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti, kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri.

  • tri revole
    • tre karikatorë si dhe
    • 10 fishekë të llojeve të ndryshme

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar:

  • S. Sh, mashkull, 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Që nga një janari i vitit 2018 deri më një shtator, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 309 armë, 2921municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 264 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.